Vetëvrasja e Alma Arrazit dhe 3 fëmijëve të saj në urën e Bunës në Shkodër, ishte një tjetër pikë që u diskutua në “Quo Vadis” në Vizion Plus të moderuar nga Pranvera Borakaj.

Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, aktualisht ekspert krimesh, Shemsi Prençi bëri një deklaratë të fortë në studio, duke theksuar se në rastin e tragjedisë në familjen Arrazi në Shkodër, policia nuk ka reaguar.

Sipas tij Alma ka shkuar disa herë në polici për të bërë denoncim, por nuk i është hapur dera, pasi bashkëshorti i saj ka lidhje të forta.

Ajo e Shkodrës ishte një ngjarje e rëndë. Por dua të them se Alma Arrazi ka shkuar disa herë në polici për të denoncuar, por nuk i është hapur dera, pasi bashkëshorti i saj ka lidhje të forta”, u shpreh Prençi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";