Nënkryetarja e PD Oriola Pampuri ka folur për situatën kaotike që u krijua sot në kuvend, ku në një seancë që zgjati vetëm 4 minuta, u votua buxheti i vitit 2024, ndërsa opozita i vuri zjarrin Kuvendit.
Në një intervistë për Vizion Plus me Aleksandër Furxhi, Pampuri tha se situata e krijuar i shërben njësoj, si Foltores, ashtu edhe mazhorancës, teksa shtoi se grupimi që mbështet Lulzim Bashën nuk do bëhet pjesë e kësaj politike.
Pampuri shtoi më tej se një gabim që i ka kushtuar opozitës ishte djegia e mandateve, e nuk do bëj më asnjë hap të gabuar. Ajo tha se politika e tyre është për dhe me qytetarët.
Intervista e plotë:
Edhe sot nuk ishit në Parlament, përse?
Ne e kemi theksuar që jemi aty në çdo moment që do flitet për qytetarët. Sot flitej për buxhetin dhe do ishim aty në momentin që seanca do ishte normale. Por ne nuk mund të jemi aty ku bëhet show. Ndërkohë që votohej buxheti, që u miratua për 4 mnuta, shikoje deputetë të grupimit të Foltores që fikën zjarrin që e ndezën vetë. Kjo ishte pamja për të ardhur keq që mund tu paraqitet shqiptarëve dhe qytetarëve që presin shumë nga ky Parlament.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Kjo në një farë mënyre është një autopërjashtim nga skena politike? Edhe pse Parlamenti është ashtu si e përshkruat ju, ku do ta bëni politikën? Ku do i shprehni idetë tuaja? Në rastin e buxhetit çështja u mbyll…
Në rastin e buxhetit çështja u mbyll dhe do mbahet mend në historinë e parlamentarizmit që buxheti një herë e një kohë është botuar pa u diskutuar. Fati i shqiptarëve, është votuar pa u diskutuar as në komisone as poarlament. Ne nuk jemi të vetëpërjashtuar, por jemi më shumë se kurrë në politikë. Por jo në këtë politikë të bojatisur, një ditë jeshile, një ditë blu, një ditë të kuqe e një ditë të zezë. Kjo lloj politike e bojatisur do marrë fund një ditë. Dhe siç e shikoni, kjo situatë u intereson të dyja palëve. Njëra palë kërkon të votohen me shpejtësi të gjitha projektligjet, sepse nuk është komode, po i ikin një nga një ish deputetë e ish ministra që ka bashkëpunuar Edi Rama. Ai nuk është komod dhe kjo lloj hamullie e bën atë të ndihet më komod. Por kjo lloj hamullie nuk mund të zgjasë shumë. Ndërsa pala tjetër sa herë ka probleme me SPAK thërret parlament dhe ndez zjarr. Kështu të dyja palët po kordinohen me njëri-tjetrin në mënyrë të shkëlqyer. Ne qëndrojmë larg kësaj lloj politike. E bëmë një herë me djegien e mandateve dhe nuk i bëri përshtypje as ndërkobëtarëve e askujt. Madje u dëmtua si opozitë. Nuk do ndoshë dhe nuk do ndodhë më. Politika jonë është me dhe për qytetarët.