Këtë të shtunë në Portin e Durrësit nisi ekzekutimi i operacioneve të përbashkëta logjistike nga deti në breg, në kuadër të stërvitjes ushtarake “Defender 21”.

 

Ambasada amerikane postoi në “Facebook” foto nga operacioni, duke shtuar se janë shkarkuar mbi 1000 pajisje të rënda nga anija detare e SHBA në anije më të vogla.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Gjatë operacionit, Anija Detare e Shteteve të Bashkuara Bob Hope, anija më e madhe strategjike transportuese e SHBA, shkarkoi mbi 1000 pajisje të rënda në anije më të vogla, të cilat e transferuan ngarkesën në breg për vijuar më tej. Kjo ishte hera e parë që operacione të përbashkëta logjistike nga deti në breg ekzekutoheshin në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa aktivitetet e DEFENDER-21 në të gjithë Evropën po vijnë drejt mbylljes, mësoni më shumë se si Shtetet e Bashkuara, aleatët e NATO-s dhe partnerët punuan së bashku përgjatë kësaj stërvitjeje vjetore shumëkombëshe të përbashkët e në shkallë të gjerë.”