Ashtu sic edhe ishte parashikuar këtë të premte ka nisur ulja e temperaturave në Shqipëri. Mirëpo ulja më e madhe pritet të shtunën pasdite me disa gradë nën zero në zonat malorë dhe jo vetëm, edhe në ato të ulëta dhe bregdetare, raporton Vizion Plus.

Rënia drastike e temperaturave sipas parashikimit të Meteoalb, do të shoqerohet edhe me reshje dëbore të cilat do të përfshijnë shumë zona të vendit.

Kështu edhe qytete si Tirana, Berati, Elbasani, Fieri, Durrësi të shtunë në mbrëmje do të kenë mundësi të shohin dhe “prekin” këtë fenomen atmosferik që në zonat e ulëta dhe bregdetare të Shqipërisë është i rralle. Pritet që moti i acarte të jetë I tillë të paktën deri të mërkurën.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dita e premte sjell mot të kthjellët dhe të ftohtë në pjesën më të madhe të Shqipërisë ndërsa vranësirat shtohen gjatë orëve të mbrëmjes dhe në vijim. Dita e shtunë rikthen reshjet në territor; dëborë në zonat malore mbi 400 m lartësi ndërsa shi në pjesën tjetër të vendit. Pasditja e së shtunës sjell një tjetër rënie të theksuar të temperaturave në gjithë vendin duke zgjeruar zonën e shfaqjes së dëborës edhe në zonën e ulët veriperëndimore. Mbrëmja e së shtunës deri mëngjesin e së dielës, sjell dëborën edhe në Tiranë, Elbasan, Berat ndërsa flokë dëbore shfaqen në Durrës, Fier dhe brigjet e Jonit por mundësi më të ulët për dëborë paraqesin Vlora dhe Saranda., ben te ditur Meteoalb.