Ne qarkun Elbasan gjate oreve te mbremjes se djeshme ka pasur reshje debore ne zonat malore. Ne zonat malore te Librazhdit si Stebleva trashesia ka arritur nga 10-15cm. Ndersa ne Qafë- Thane trashesia ka arritur deri 10cm. Ne tjeter te qarkut ka pasur pjeserisht reshje te dobeta shiu.
Akset e prekura nga bora jane Elbasan – Qafe Thane, ne Qafë- Thane dhe aksi Librazhd-Sterbleve ku nga Klenja ne Zgosh qarkullimi kryhet me zinxhire. Nga firmat kontraktuese jane marre masat per normalizimin e situates duke perdorur kripe e skorie. Qarkullimi nuk eshte nderprere ne keto akse dhe vijon normalisht.
Furnizimi me energji elektrike vijon normalisht, pervec disa fshatrave ne Nj.A te bashkise Prrenjas si: Rrajce, Qukes si dhe nje linje e cila furnizon fshatin Lin ne Pogradec dhe zonen e Mokres. Nga ana e OSHE po punohet per riparimin e defekteve.