Prej tre ditësh juglindja është përfshirë nga reshje dëbore duke shkaktuar probleme. Situata më e rënduar paraqitet në zonat malore të bashkive Korccë, Devoll e Pogradec. Në njësinë administrative Proptisht të Pogradecit 11 fshatra që furnizohen nga Librazhdi janë pa energji elektrike. Probleme të mungesës së herë pas hershme me energji elektrike ka pasur edhe në njësinë administrative Vithkuq e Moglicë. Burime zyrtare thanë se po punohet për të rikthyer energjinë e munguar në këto fshatra. Të njëjta burime thanë se të gjitha rrugët që lidhin zonat urbane me qendrat e njësive administrative përfshi edhe ato të zonav malore janë të kalueshme vetëm me zinxhir. Perjashtim bën vetëm aksi Vithkuq-Shtyll- Panarit aks që është e bllokuar. Në Mashkullorë trashëshëria ka shkuar deri në një metër. Me probleme jane pothuajse të gjitha rrugët e fshatrave të Devollit të Sipërm.Të kalueshme me zinxhirë janë edhe akset Korccë-Dardhë, Zëmblak-Goricë si dhe Kamenicë-Ersekë. Ndërsa akset Qafë Thanë- Kapshticë, Korccë-Voskopojë janë të kalueshme pa probleme por këshillohet përdorimi i gomave të dimrit. Nga shërbimi spitalor i Korccës bëjnë me dije se gjatë këtyre ditëve me reshje nuk ka pasur asnjë rast të emergjencës shëndetësore.