
Reshjet e borës kanë zbardhur fshatrat turistikë të Voskopojës dhe Dardhës si dhe Qafën e Qarrit.
Reshjet kanë qenë me intensitet më të lartë në zonën e Dardhës, ku trashësia e borës nga km 8-16 varion nga 15-20 cm.
Sipas zyrtarëve të autoritetit lokal të rrugëve, rrugët janë të hapura dhe nuk ka asnjë problem në qarkullimin e mjeteve.
Është punuar për pastrimin e tyre me dy borëpastruese në Dardhë, një në Voskopojë dhe një në Qafën e Qarrit.
Advertisement
Reshjet e borës në Dardhë vijojnë të jenë prezente, por me intensitet të ulët.