Dëbora tërheq vizitorët/ Dhjetra qytetarë zgjedhin Qafën e Murrizit si destinacion ditor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dëbora tërheq vizitorët/ Dhjetra qytetarë zgjedhin Qafën e Murrizit si destinacion ditor

Vetëm pak kilometra nga kryeqyteti, Qafa e Murrizit është kufiri ndarës midis Matit dhe Tiranës po vizitorët këto ditë nga dhjetra qytetar.

 

Shumë prej tyre, enkas pasi zona është e mbuluar nga dëbora.

 

Advertisement

DRITAN KURTI

GAZETAR

 

Qafa e Murrizit nuk është vetëm një vend problematik kur ka reshje dëbore dhe bllokohet qarkullimi rrugor në Rrugën e Arbrit, por është kthyer edhe në një atraksion turistik ditor për të gjithë qytetarët e Tiranës. Siç shihet, ndonëse temperatura shënon -6 gradë celcius në një lartësi me 1240 metra mbi nivelin e detit dhjetra qytetarë kanë ardhur për të shijuar peizazhin e bukur të kësaj zone, kësaj pike të lartë, në të cilën në një anë mund të shohësh Tiranën dhe në anën tjetër, Luginën e Matit.

Advertisement

 

Vizitorët shprehen se peisazhi është i mrekullueshëm dhe ndodhet shumë më afër kryeqytetit, krahasuar me destinacionet e tjera dimërore të Veriut apo juglindjes.

 

VIZITOR

Advertisement

 

Kemi ardhur nga Tirana. Erdhëm se pamë borë këtu sipër, erdhëm për piknik. Ia ka vlejtur. Erdha me gjithë zonjën.
Shumë bukur, kalova një fundjavë të këndshme. Shyqyr që është shtruar edhe rruga.

 

Duke qenë se temperaturat janë shumë të ulta, qëndrimi i vizitorëve nuk është i gjatë. Në këtë zonë mungojnë hapsirat akomoduese, ndaj dhe është vetëm atraksion ditor.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy