Rreshjet e deborës kanë mbuluar gjithë juglindjen e vendit.Burime zyrtare bëjnë me dije se të gjitha akset nacionale janë të kalueshme pa probleme por policia ju kërkon drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes pasi vende vende akset kanë prezencë të akullit. Rrugët malore nacionale të Dardhës e Voskopojës paraqesin më vështirësi kalimi ndaj dhe për këtë drejtuesit e mjetit duhet të jenë të pajisur me zinxhirë. Në njësitë administrative Vithkuq, Moglicë, Gorë, Dardhas, Trebinjë, Proptisht e Velçan ka pasur probleme me energjinë elektrike. Grupe të OSHEE janë në terren për të riparuar defektet kryesisht në tensionin e ulët. Trashësia e dëborës në qytetin e Korçës ka shkuar deri në 5 cm ndërsa në Dardhë trashësia e dëborës ka shkuar deri në 15cm. Probleme ka në rrugët rurale të zonave malore për shkak të borës si dhe ngricave në rrugë.Problemet më të mëdha janë në aksin rrugor Vithkuq-Shtyllë-Panarit, rrugë e cila pothuajse është krejtësisht e bllokuar. Për të mbajtur të hapura akset nacionale janë në gadishmëri 24 borë pastruese ndërkohë që firmat nënkontraktore kanë siguruar sasinë e kripës dhe skorjeve.
Dëbora mbulon Korçën, ngrica sjell probleme në rrugët rurale dhe energji
Share.