Situata vijon të jetë e rëndë në juglindje të vendit, pasi dëbora ka shkuar nga 40 cm në fushën e Maliqit dhe Korçës, deri në 1 metër në zonat e thella malore.
Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se në njësinë administrative Çlirim të bashkisë Kolonjë, 50 familje janë të izoluar nga dëbora prej tre ditësh. Ndërsa, në fshatin Panarit janë izoluar më shumë se 200 banorë.
Problematike paraqitet gjendja edhe në fshatrat e njësive administrative Vithkuq e Lekas në bashkinë e Korçës; Gorë e Moglicë në bashkinë Maliq; Trebinjë, Velçan, Proptisht e Dardhas në bashkinë Pogradec.
Advertisement