Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zgjedhur 22 marsin si një datë simbolike dhe Qytetin Studenti, për të prezantuar librin e tij të parë, titulluar “Misioni im”, 29 vjet pas fitores së demokracisë.
I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, analisti Julian Zyla u shpreh se Basha nuk ka shkruar asnjë artikull.
Julian Zyla: Ajo që më bën përshtypje është se teknika është kaq perfekte, saqë ky njeri që shkruan kaq mirë me siguri do ta kishte bërë një artikull.
Zana Guxholli: Unë them se mund të të çudis po të ulem të shkruaj një libër. E ndjej që e kam brenda. Nuk më ke parë të shkruaj, përveçse profesionale, por unë po të them se mund të shkruaj edhe libër artistik.
Advertisement