Debat për fondet e bujqësisë/ Braçe: Janë të pamjaftueshme. Ibrahimaj: Buxheti u rrit, kemi edhe rezerva

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Debat për fondet e bujqësisë/ Braçe: Janë të pamjaftueshme. Ibrahimaj: Buxheti u rrit, kemi edhe rezerva

Në miratimin nen për nen të paketës fiskale dhe buxhetit për vitin 2023 nuk munguan propozimet e deputetit Erion Braçe për bujqësinë, si i vetmi zë kritik gjatë mbledhjes në Komisionin e Ekonomisë.

 

Braçe nuk u pajtua me fondin e vënë në dispozicion për bujqësinë, duke u shprehur se ai përmban më pak para për fermerët dhe nuk mbulon të gjitha nevojat e tyre.

 

Advertisement

ERION BRAÇE

 

DEPUTET I PS

 

Advertisement

“Në buxhet për vitin e ardhshëm keni 1.97 mld lekë, keni më pak. Për naftën deri tani pa asnjë shtesë duhen paguar 1.9 mld lekë, ndërsa për vitin e ardhshëm keni 1.6 mld lekë. Keni më pak. Nuk shkon logjika që kur planifikojmë për vitin e ardhshëm që rritja ekonomike do të na vijë nga konsumi, ne të kemi në skema mbështetësae të drejtpërdrejta për fermerët më pak lekë se çkemi tani në buxhet. Është e domosodshme të ndodhë shtesa sepse u është dhënë fjala atyre njerëzve atje, duhen shtuar para. Sot kemi 1.9 mld lekë për naftën, por akoma 1/3 e familjeve nuk kanë marrë naftën. Ka akoma familje blegtorale që nuk kanë marrë paratë, edhe pse kanë plotësuar kushtet që vendosëm ne. Për këtë vit duhet të shtojmë paratë, duhen 1 mld lekë për të paguar naftën deri në fund dhe mbështetjen tjetër duke nisur nga fara e fidanë, deri te tufa bazë e mastrikulluar, edhe për vitin tjetër duhen shtuar lekë, për të ruajtur trendin e këtij viti që bujqësia të ndikojë në rritjen ekonomike vitin tjetër, por edhe për të zbutur inflacionin.”

 

Braçe kërkoi që të hiqet një pjesë e parave të parashikuara për investime publike dhe ato të shkojnë për nevojat e bujqësisë, por ministrja e Financave e kundërshtoi duke argumentuar se ka fond rezervë që do të alokohet sipas çdo rasti.

 

Advertisement

DELINA IBRAHIMAJ

 

MINISTRE E FINANCAVE DHE EKONOMISE

 

Advertisement

“Kemi rritje për bujqësinë, për kërkesat shtesë për mbështetjen e fermerëve kemi një fond të bollshëm rezervë që është planifikuar të mbetet i tillë dhe të mos shpërndahet për t’iu bërë ballë pasigurive të vitit tjetër. Brenda këtij fondi janë 11 mld lekë për kontigjencë për përballimin e situatave, siç shtuam këtë vit lekë për bujqësinë, edhe vitin tjetër do të ketë mbështetje shtesë për kategoritë më në nevojë.”

 

Po ashtu Braçe propozoi që të ndryshohet skema e TVSH për bujqësinë, për të nxitur përpunuesit që të përqendrohen te prodhimi vendas dhe jo tek importi.

 

Advertisement

ERION BRAÇE

 

DEPUTET I PS

 

Advertisement

“Për rastin e grurit, pyetja që bëhej është kush e paguan tvsh, e paguajnë ata dhe çmimi te fermeri bie poshtë pastaj. Duhet zgjidhur ky gap që është krijuar dhe të barazohet skema, jo për të rimbursuar fermerët, i thonë tvsh e kreditueshme, jo e rimbursueshme. Rregullon marrëdhëniern e grumbulluesit dhe përpunuesit me humbjet e tyre. Për grurin, ullirin, qumështin, domaten, specin. Ju thoni nuk bëjmë më diskutim,e për fermerët. Dakord mos diskutoni për fermerët, këtu do jemi, por rregullojeni këtë skemë. Është një zgjidhje teknike që ofron mundësi për grumbulluesin dhe përpunuesit që të jenë të interesuar për të grumbulluar dhe përpunuar produktin vendas dhe synon batrazimin e saj me sektorët e tjerë, 20 me 20, e parimbursueshme, por një skemë që bën të mundur të mos humben paratë.”

 

Por as ky propozim nuk u pranua nga Ministria e Financave, e cila u shpreh se skema e rimbursiit të tvsh ishte abuzive dhe se me heqjen e saj, janë shtuar fondet direkte për fermerët.

 

Advertisement

Në fund të diskutimeve, paketa fiskale dhe buxheti u miratuan nga Komisioni i Ekonomisë me disa shtesa punonjësish dhe fondesh për organet e drejtësisë dhe institucionet e pavarura.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy