Debat mes deputetëve të PS dhe PD në komisionin e sistemit TIMS, Salianji-socialistëve: Ikni nga karriget, siç do u heq populli

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Debat mes deputetëve të PS dhe PD në komisionin e sistemit TIMS, Salianji-socialistëve: Ikni nga karriget, siç do u heq populli

Komisioni hetimor për ndërhyrjet në sistemin TIMS ka vijuar edhe këtë të mërkurë me debate, mes deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës.

Sot do të merren në pyetje 6 zyrtarë të lartë, të cilët mund të kërkojnë mbledhje me dyer të mbyllura, ashtu siç kanë bërë edhe zyrtarët e tjerë më parë.

Kryetari i komisionit Ervin Salianji iu drejtua anëtarëve të PS-së në komision, duke iu thënë se janë “duke kërcyer përpjetë, pasi janë të shqetësuar nga mali i paligjshmërisë”.

Pas kësaj, anëtarët e PS kanë kërkuar 5 minuta pushim. Salianji tha se kërkesa miratohet, duke shtuar se “anëtarët e Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS nga PS mos të qëndrojnë në tualete”.

Advertisement

Ervin Salianji: Mbledhja vazhdon, kush nuk do të kërcejë përpjetë.

Lefter Gështenja: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë një shuplakë për ju, edhe pse ne kemi reaguar ndaj ligjit…Nëse keni objektiv të prishni mbledhjen, është tjetër gjë. Të thirren dëshmitarët kryesorë, që janë përfshirë në skandal.

Toni Gogu cohet nga vendi

Ervin Salianji: Ikni nga karriget, siç do iu heqë dhe populli. Jeni të shqetësuar. Të fala të keni. Jeni të shqetësuar për malin e paligjshmërisë.

Advertisement

Toni Gogu: Duam 5 minuta pushim.

Ervin Salianji: 5 minuta pushim dhe rinisim mbledhjen. Shpresojmë mos të rrini nëpër tualete./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy