Të ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi në Vizion Plus, ish-deputetja e PD-së, Oriola Pampuri dhe zv.ministri I Shëndetësisë janë përplasur sa I përket çështjes së shifrave për vdekshmërinë dhe infeksionin e Covid-19.

Oriola Pampuri: Vdekshmëria është më e lartë dhe pozitiviteti është më I lartë, krahasuar me vendet etjera të Evropës. Kur e gjithë Europa flet për vaksinën, ne jemi vendi që flasim ende për testime.

Albert Nikolla: Rastet për 100 banorë, kemi Shqipërinë në vendet me shifrën më të ulët.

Oriola Pampuri: Sot flasim për teste. Ka tre ditë që trumbetohet me të madhe “teste të shpejta”. Ndërkohë, që testet e shpejta duhet të kishin ardhur me kohë, të ishin pjesë e sitemit arsimor dhe ndërkohë sot duhet të prsinim një kontratë për vaksinën. E gjithë Europa flet për vaksinën, ne ende flasim për testimet.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";