DEA amerikane zbarkon në Tiranë/ Gazetari: Do shihni çudira

Pinterest LinkedIn Tumblr +
DEA amerikane zbarkon në Tiranë/ Gazetari: Do shihni çudira

Gazetari Sokol Bregu në studion e Quo Vadis ka komentuar zhvillimet që kanë shenjuar vitin 2022.

 

Teksa foli për prezencën e DEA-s amerikane në Tiranë, Bregu tha se për herë të parë u bë e mundur goditja e kapja e drogës në Portin e Durrësit dhe Frakull të Fierit, pa u dekonspiruar si operacione.

 

Advertisement

Ai shtoi se DEA në vendin tonë operon përmes zyrës që ka në Athinë, por sipas tij nëse do hapet një zyrë edhe në Tiranë zhvillimet do jenë më të mëdha.

 

Ardhja e DEA-s në Tiranë, zyrë e cila unë shpresoj që për të mirën e vendit ata ta hapin zyrën e tyre. Aktualisht përfaqësohen me zyrën e Athinës në Shqipëri. Ardhja e një prej njerëzve më të fortë të DEA-s në Tiranë, vizita e tij, solli disa zhvillime. Solli goditjen e Banaking, e cila ishte kthyer në një histori qesharake. Goditja e saj në Portin e Durrësit dhe në Frakull të Fierit, ku për herë të parë nga forcat e DEA-s nuk pati asnjë rrjedhje informacioni, nga i cili vuan i gjithë sistemi i organizatës së policisë, ishte një shenjë e mirë.

 

Advertisement

Nëse DEA do vendoset vërtet dhe do e hapë zyrën do na ndihmonte shumë dhe do të ishte një resurs i jashtëzakonshëm për të goditur trafikun e drogës”, tha Bregu.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy