Datëlindja e 50-të bën nostalgjik Erion Braçen, poston foton e vjetër me gjyshen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Datëlindja e 50-të bën nostalgjik Erion Braçen, poston foton e vjetër me gjyshen

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe feston sot 50 vjetorin e lindjes.

 

Në këtë ditë, ai ka zgjedhur të ndajë një foto me gjyshen kur ishte 1 vjeç, ndërsa i ka falenderuar të gjithë, familjarë, të afërm dhe miq.

 

Advertisement

Postimi i plotë:

KUR BEN #50,

RIKTHEHESH TEK VITI I PARE

EDHE NJE HERE!

Advertisement

Per te falenderuar patjeter;

Se pari dy prinderit e mi, Veren libohovite e Mirdashin korcar, te cilet, 50 vite me pare, pasdite, me sollen ne jete ne #Kombinat;

Te dy, edhe per gjithcka bene me mua e per mua nga ai vit e per 50 vite te tjera.

Une dua dhe shpresoj t’i kem prane edhe per shume shume vite te tjera!

Advertisement

Po aq dua te falenderoj dy gjyshet e mia, Fitken-ne foto dhe Nevron, te cilat me rriten-jo vetem fizikisht, me shoqeruan nje pjese te madhe te viteve te mia te femijerise e rinise, shkolles e punes, betejave te cilat i ndiqnin, i pelqenin;

i pata deshmitare kur ngrita familjen time, madje u lumturuan kur i bera edhe stergjyshe!

Xhaxhallaret e dajallaret e mi, familjet e tyre te medha e te mrekullueshme!

Eden dua ta falenderoj qe ka plotesuar tek une gjysmen tjeter e me te rendesishme, me te dituren e me te permbajturen, keshtu ne gati gjysmen e ketyre 50 viteve; familjen e saj qe eshte edhe familja ime!

Advertisement

Anjen qe eshte gjeja me e mire e me e rendesishme qe kam bere ne keto 50 vite!

Pastaj, edukatoret e mesuesit e mi, pedagoget gjithashtu; eshte merite e tyre qe une jam sot ky qe njihni, i formuar prej tyre, mesimeve, kultures, disiplines qe ndryshuan jeten time!

Shoket, ata te femijerise se pari, me te cilet ndame lagjen, Kombinatin, jeten aty, lojrat e gjithcka prej femijesh; ata te gjimnazit, me te cilet ndame edhe me shume, endrrat, dashurite, pasionet dhe vitet e veshtire 1989/1990!

Shoket e fakultetit qe nisi ne mes te kaosit e qe shenjoi jo vetem rrugen time profesionale, por edhe politike; plotesoi jo vetem njohjen shoqerore me te gjere, por hapi nje dritare tjeter ne ate qe po formohej si bota ime e bindjeve, ideologjise per te cilat ia vlen te beje beteja!

Advertisement

Shoket e mi te gazetes Zeri i Popullit meritojne nje falenderim te madh; me mesuan jo thjesht te punoj, por me ben gazetar, prej verteti, nga ata qe duhet te kerkojne te verteten e ta thone ate deri ne fund, eshte ne mes te represionit, edhe ne mes te luftes se 1997/1998-tes; nga ta mesova se e verteta eshte ngjitese dhe per te nuk behet kompromis, as me te tute, as ne gazete e as ne politike!

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy