Kryeministri Edi Rama ka ironizuar aleatët e kreut të PD Lulzim Basha, të cilët do të kandidojnë bashkë në një listë për zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë një prezantimi ditën e sotme, për emigrimin, Rama i mori radhë aleatët e Bashës, nga Agron Duka, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Vangjel Dule, te Shpëtim Idrizi dhe Nard Ndoka.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi përmendi një nga ironitë e Ramës, konsumin e rakisë. Gjatë fjalës së tij, Shehi shtoi se për të s’ka asgjë për tu turpëruar sa kohë asnjë ligj nuk ndalon rakinë në Shqipëri.

“Nuk është puna se ai po thotë siç them unë për atë se ky Dashamir Shehi ka qenë ministër dhe ka qenë i korruptuar. Është i pazoti…Por, ky s’meeret me këtë punë… Ky thotë – ky pi raki. Është e vërtetë, nuk ka gjë për tu turpëruar. Nuk ka ndonjë ligj që e ndalon as rakinë në Shqipëri, as uiskin në Londër.”

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";