Ambasada e SHBA në vendin tonë ka reaguar pasi Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësoi kreun e SPAK, Altin Dumani me çmimin e “Kampionit të antikorrupsionit”.

Në postimin e  ambasadës thekson se ky çmim nderon vendosmërinë, guximin dhe integritetin e palëkundur në ndjekjen e drejtësisë në emër të popullit shqiptar.

Më tej, Ambasada e SHBA bën me dije se do të vazhdojë të punojë me Dumanin, me SPAK dhe me të gjithë institucionet e drejtësisë.

“Ambasada e SHBA i shpreh urimet Altin Dumanit për vlerësimin me Çmimin për Kampionët Kundër Korrupsionit për vitin 2024 në vlerësim të përpjekjeve të jashtëzakonshme në luftën kundër korrupsionit. Ky çmim nderon vendosmërinë, guximin dhe integritetin tuaj të palëkundur në ndjekjen e drejtësisë në emër të popullit shqiptar. Puna juaj frymëzon të gjithë ata që besojnë në fuqinë e së vërtetës dhe llogaridhënies. Ambasada e SHBA do të vazhdojë të punojë me ju, me SPAK dhe me të gjithë institucionet e drejtësisë për të bërë realitet barazinë përpara ligjit për të gjithë qytetarët e Shqipërisë”, thuhet në postim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";