Darzeza e Fierit po bëhet gati për sezonin veror turistik.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social në Facebook, kryeministri Edi Rama, ka ndarë me ndjekësit pamje nga punimet që po bëhen në prag të sezonit veror për pastrimin e Adriatikut.
Kryeministri Rama thotë se ashtu si edhe vjet edhe këtë vit pritet që Shqipëria të vizitohet nga një numër i lartë turistësh.
Advertisement
“MIRËMËNGJES dhe me pamjet e një tjetër perle të Adriatikut pak të zbuluar deri më tani, siç është Darzeza e Fierit e cila bëhet gati për sezonin veror, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./vizionplus.tv/