Për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike, ditën e sotme është anulluar nisja e trageteve nga Porti i Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas.
Në bazë të parashikimit të kapitenerisë së Portit të Durrësit mbi situatën hidrometeorologjike në Rajonin e Adriatikut, pritet përkeqësim i motit në orët në vijim dhe gjatë gjithë ditës së nesërme, ndërsa forca e detit do të shkojë deri në 7-ballë.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Gjithashtu është pezulluar lundrimi edhe për mjetet e vogla lundruese dhe ato te peshkimit deri ne permiresimin e motit që pritet të jetë pas datës 17 Mars.