Dallëndyshe Bici është liruar nga detyra e drejtimit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Mësohet se ajo është emëruar kryeinspektore e IKMT-së.
Vendimi vjen pasi Ervin Hoxha u emërua ministër i Brendshëm, ndërsa më herët mbante postin e kryeinspektorit të IKMT-së.
Bici u emërua në këtë detyrë në 9 mars të vitit 2023-it.
Ndërkohë, në vend të Dallëndyshe Bicit është emëruar Lorena Goxhabelli./vizionplus.tv
Advertisement