
Vizion Plus ka siguruar pmajet nga vendi i ngjarjes ku mbeti i plagosur me armë zjarri në bark punonjësi i IMT në Tiranë pas ekzekutimit të një vendimi.
Shtetasi Qani Muça, ka drejtuar armën drejt punonjësit Ilirjan Gavelli pasi u shemb banesa e tij.
Advertisement
Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se autori Qani Muça ka qenë I dehur në momentin që ka ndodhur ngjarja dhe ka qëlluar vetëm një herë.
Muça është neutralizuar menjëherë pas të shtënave dhe është shoqëruar në ambjentet e komisariatit ku pritet të merret në pyëtje.
Advertisement
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Advertisement