Dalin mesazhet që “Boli” i ka dërguar Erzen Breçanit: Po të dërgoj 500 mijë euro nga llogaria e Elvanës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dalin mesazhet që “Boli” i ka dërguar Erzen Breçanit: Po të dërgoj 500 mijë euro nga llogaria e Elvanës

Kanë dalë bisedat që anëtarët e grupit kriminal kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin në aplikacionin SKY ECC, nga i cili u arrestuan disa persona, mes tyre edhe funksionarë policie dhe ushpallën në kërkim disa të tjerë.

 

Nga komunikimet, është zbardhur biseda mes Ervin Matës, i njohur me nofkën “Boli”, aktualisht i shpallur në kërkim dhe Erzen Breçanit, i arrestuar nga policia.

 

Advertisement

“Boli” i thotë Breçanit se do i dërgojë 500 mijë euro borxh nga llogaria e Elvanës, ndërsa mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për këngëtaren Elvana Gjata, me të cilën Mata ka qenë i lidhur apo është një person tjetër. Por Erzeni i ka refuzuar.

 

Breçani dhe Mata janë rreth krushqie, pasi djali i Erzenit, Eralbi Breçani që është në kërkim nga policia, është martuar me motrën e “Bolit”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy