Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me bizneset për të prezantuar Paketën e Rezistencës Sociale.
Ndërsa informonte punonjësit në sektorë të ndryshëm për këtë paketë, kreu i qeverisë përsëriti se çmimi i naftës nuk do të ulet.
“Ne nuk jemi këtu të ulim naftën për ata që duan të furnizojnë të Furostradat x5 për të bllokuar rrugët e atje dhe për t’i mbajtur njerëzit në rrugë në këtë kohë lufte, për turpin e dheut, ndërkohë që e gjithë bota del në protesta për tu solidarizuar me ato të shkretët që i kanë bombat mbi kokë. Këtu janë disa që dalin me makina x5 dhe bëjnë protesta me drita Iphonësh. Nuk kanë pensionistët drita Iphone dhe nuk kanë x5. Ato që kanë mundësi më shumë do të paguajnë më shumë. Në këtë kohë është koha për tu ndjerë mirë, që paguan më shumë kur ke më shumë.”
Rama shtoi se nga muaji prill, paga minimale në Shqipëri do të rritet me 20 mijë lekë të vjetra, pra, do të shkojë në 320 mijë lekë.
“Se është bërë si modë këtu që pagat në Shqipëri janë 250 mijë lekë, jo pagat janë 300 mijë lekë e menjëherë nga muaji prill paga e prillit do fillojë të reflektojë rritjen e pagës minimale në 320 mijë lekë dhe do e rrisim cdo vit e ambicia është që në fund të këtij mandati mos ketë pagë nën 400 mijë lekë”, tha Rama.
Ndër të tjera, Rama sqaroi se do të shkojë në gjysmë milionë numri i përfituesve të 30 mijë lekëshit për tre muaj rresht, që të përballohet rritja e çmimeve të produkteve të shportës.