Zbardhen emrat e qeverisë së re. Kryeministri Edi Rama njoftoi se në detyrë do të rikonfirmohen Olta Xhaçka, Niko Peleshi, Evis Kushi, Ogerta Manastirliu, Bledi Çuçi, Belinda Balluku, Elva Margariti dhe Elisa Spiropali.
Ndërsa figurat e reja në postet ministrore do të jenë Ulsi Manja në krye të Ministrisë së Drejtësisë, Delina Ibrahimi në krye të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Frida Krifca në krye të Ministrisë së Bujqësisë dhe Mirela Kumbaro në krye të Ministrisë së Turizmit.
Detyrë ministrore do të mbajnë edhe Milva Ekonomi si ministre për Standardet dhe Shërbimet, kurse Bora Muzhaqi do të jetë ministre për Rininë dhe Fëmijët.
Vendin e Erion Braçec si zëvendëskryeministër do ta mbajë Arben Ahmetaj.
Kabineti “Rama 3”
Zv. kryeministër: Arben Ahmetaj
Ministre e Jashtme: Olta Xhaçka
Ministër i Mbrojtjes: Niko Peleshi
Ministër i Drejtësisë: Ulsi Manja
Ministër i Brendshëm: Bledi Çuçi
Ministre Ekonomie: Delina Ibrahimi
Ministre për Infrastrukturën dhe Energjinë: Belinda Balluku
Ministre e Shëndetësisë: Ogerta Manastirliu
Ministre e Arsimit: Evis Kushi
Ministre e Kulturës: Elva Margariti
Ministre e Bujqësisë: Frida Krifca
Ministre e Turizmit: Mirela Kumbaro
Ministre për Standardet dhe Shërbimet: Milva Ekonomi
Ministre për Rininë dhe Fëmijët: Bora Muzhaqi
Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin: Elisa Spiropali