Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë në Gjirokastër ku mbeti i plagosur efektivi Sokrat Muho.
Burimet bëjnë me dije se Muho nga fshati Progonat, tre ditë më parë kishte pasur një konflikt me tre persona po nga i njëjti fshat.
Advertisement
Sipas njoftimit të policisë, Sokrat Muho u dhunua me levë në kokë në vendin e quajtur “Ura e Lumit”
Policia njoftoi gjithashtu se është identifikuar njëri prejt autorëve dhë është vënë në kërkim.
Efektivi i policisë ka marrë dëmtime në kokë dhe është transportuar në Spitalin e Gjirokastrës.
Advertisement
Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.