
Larja e hesapeve mes grupeve kriminale, është pista kryesore ku policia e Shkodrës po heton për ekzekutimin e Bardhok Pllanajt.
Nga hetimet e deritanishme, raporton Vizion Plus, rezulton se mjeti i përdorur nga autorët, tip “Passat”, me targë FV 140 MT, i cili u gjet i djegur në afërsi te stacionit te pompave në Dobraç, ishte vjedhur 1 vit më parë në Tiranë.
Burime pranë grupit hetimor thanë se autorët i kishin ndëruar targat automjetit para se të kryhej krimi.
Ndërkohë brenda makinës janë gjetur dy armë zjarri automatike model 56, katër karikatorë si dhe 18 gëzhoja.
Armët automatike dyshohet se u përdorën nga autorët gjatë atentatit, ndërsa pritet t’i nënshtrohet ekspertizës në laboratorin e Policisë Shkencore, me shpresën e gjetjes së ndonjë prove që mund të çojnë në identifikimin e ekzekutoreve.
po ashtu hetuesit kanë sekuestruar dhe telefonat e viktimës me qëllim zbardhjen e tabulateve telefonike pasi nuk përjashtohet mundësia që 46-vjeçari të jetë nxjerrë në pritë.
Bardhok Pllanaj i njohur ndryshe dhe me pseudonimin “Kumbari”, u ekzekutua me breshëri plumbash mbrëmjen e të dielës në fshatin Dobraç i ri në Shkodër.