Çudi në Unazën e Re/ 26-vjeçarja lë makinën ndezur, adoleshenti ia vjedh, por e kap policia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çudi në Unazën e Re/ 26-vjeçarja lë makinën ndezur, adoleshenti ia vjedh, por e kap policia

Përfundoi me prangosje nga policia aventura e një djali të ri i cili grabiti një makinë në zonën e Unazës së re në Tiranë.

 

Ngjarja ndodhi të premten kur një vajzë 26-vjece ka denoncuar në polici vjedhjen e makinës.

 

Advertisement

Ai e kishte lënë mjetin ndezur për të mbaruar një pune në një dyqan ngjitur.

 

Mirëpo një 18-vjecar ka hyre në makinë dhe është larguar.

 

Advertisement

Pak më vonë policia e vënë në dijeni nga drejtuesja e mjetit organizoi operacionin për identifikimin dhe kapjen e autorit të grabitjes.

 

Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se te sheshi “Univers”, në rrugën “Mikel Maruli”, një person i paidentifikuar kishte vjedhur një automjet të cilin drejtuesja e tij,  shtetasja D. Sh., 26 vjeçe, e kishte lënë të ndezur, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Advertisement

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Square”, si rezultat i punës hetimore dhe veprimeve të shpejta profesionale, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 u bë lokalizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

–  L. I., 18 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Ky shtetas, mesditën e djeshme, te sheshi “Univers”, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetases D. Sh. dhe më pas është larguar duke e drejtuar automjetin e vjedhur, pa leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy