Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, zhvilloi sot një takim me ministren për Evropën në Mbretërinë e Bashkuar, Wendy Morton, e cila ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare.

Çështjet që u diskutuan mes tyre ishin .lufta kundër krimit të organizuar dhe rritja e kapaciteteve të kontrollit në pikat kufitare.

“Prita sot në një takim ministren për Evropën në Mbretërinë e Bashkuar, Wendy Morton. Diskutuam për bashkëpunimin mes dy vendeve tona në luftën kundër krimit të organizuar, rritjen e kapaciteteve në pikat e kalimit kufitar dhe sidomos në portin e Durrësit, si dhe për programet me fokus parandalimin e të gjitha formave të paligjshmërisë. Prej vitesh Shqipëria dhe Britania e madhe kanë një bashkëpunim të mirë në fushën e sigurisë, kontrollit kufitar dhe goditjes së trafiqeve”, shprehet ministri Çuçi, përmes një postimi në faqen e tij në Facebook.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";