Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në Gjirokastër i ka vënë drynin klasës së pestë në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi” në Bashkinë e Libohovës.
Shkak është bërë infektimi i 8 nxënësve me Covid-19. Mësohet se klasa nuk do të funksionojë për 2 javë të plota.
Ndërkohë, mësohet se janë mbyllur edhe dy zyra te Kadastra e Gjirokastrës dhe një zyrë tek ADISA, pasi janë konstatuar punonjës të prekur me koronavirus.
Advertisement