![Covid i merr jetën mësues 41 vjeçare](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2021/03/1616408531_f894d38e13204ee89e7f49f86d292e70-709x400.jpg)
Një mësuese 41 vjecare nga Mirdita është në mesin e viktimave të fundit si pasojë e Covid 19 në Shqipëri.
Manjola Nikolli “Pepkolaj” ndërroi jetën në Tiranë në spitalin Covid , raporton Vizion Plus, aty ku ishte shtruar prej ditësh si pasojë e rëndimit të gjëndjes shendetesore.
Përvec moshës se re, Manjola ishte gjithashtu nënë e një vajze. Lajmin e beri te ditur xhaxhai i saj nepermjet nje postimi ne facebook.
Javët e fundit rastet e viktimave të moshave nga 30 deri në 50 vjec janë shtuar ndjeshëm, dhe kjo sipas specialisteve e lidhur edhe me qarkullimin në vend të variantit britanik të Covid, variant që jo vetëm infekton më shpejt, por është edhe më I rrezikshëm.
Advertisement