Covid19 i merr jetën komandantit të Komandës Mbështetëse, Gjeneral brigade Ndriçim Sallaku.
Lajmi u bë i ditur nga vetë Ministri I Mbrojtjes, Niko Peleshi nëpërmjet një postimi në facebook.
Sallaku i lindur në Durrës vdiq në moshën 55 vjecare.
Ai mbajti një sërë detyrash të rëndësishme në ushtri brenda vendit dhe jo vetëm .
Në mars 2019 mori detyrën e komandatit të Komandës Mbështetëse.
Njoftimi i Niko Peleshit
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Nuk kam fjalë për ndarjen e papritur nga jeta të komandantit të Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Ndriçim Sallaku.
Në kaq pak kohë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, Gjeneral Sallaku u bë një ndër bashkëpunëtorët më të spikatur, me një sens të jashtëzakonshëm ndjeshmërie për komunitetin, të cilën e tregoi edhe gjatë përmbytjeve të fundit në Nënshkodër dhe Katund të Ri.
Gjeneral Sallaku fitoi çdo sfidë ku shërbeu në Forcat e Armatosura, por fatkeqësisht humbi betejën me COVID-19.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Do të kujtojmë përgjithmonë Gjeneral!