Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, bën me dije se 87% e personave të infektuar me Covid-19 nuk kishin marrë doza të vaksinës.
“87.1% e qytetarëve pozitiv më Covid-19 nuk ishin vaksinuar. Ndërsa në periudhën 06.08.2021 deri në 12.08.2021 në vend 3,469 persona kanë rezultuar pozitiv dhe vetëm 12.8% e tyre ishin vaksinuar”, thotë MSH.
Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë bën me dije se ditën e djeshme ka pasur një rritje të qytetarëve të cilët kanë treguar interes për të aplikuar vaksinën. Sipas autoriteteve shëndetësore vetëm ditën e djeshme janë vaksinuar 15, 574 persona.
Gjithashtu po gjatë kësaj dite 8, 808 qytetarë kanë marrë dozën e parë të vaksinës dhe aktualisht vijon i pandërprerë procesi në të gjitha qendrat në vend.
Advertisement