Pesë persona kanë vdekur dhe janë regjistruar 353 raste të reja me koronavirus në Kosovë, njoftoi të dielën Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK).
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (69 vjeç), Ferizaj 1 rast (83 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Pejë 1 rast (78 vjeç), Rahovec 1 rast (77 vjeç)”, thuhet në njoftim.
Shifrat e rasteve të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi, dalin pas testimit të 1.642 mostrave.
Sipas njoftimit të IKSHPK-së, në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 279 pacientë.
Kosova regjistroi rastet e para me koronavirus më 13 mars, 2020. Që atëherë, deri më 17 janar, janë regjistruar 55.851 raste, ku 1.410 pacientë kanë vdekur dhe 49.269 janë shëruar. Raste aktive aktualisht janë 5.172.