Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka regjistruar të mërkurën 297 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 2,667 mostrave në institucionet publike dhe ato private.

Në 24 orët e fundit, ky Institut ka regjistruar pesë viktima të diagnostikuara me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (81, 53 vjeç), Ferizaj 1 rast (79 vjeç), Rahovec 1 rast (80 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (57 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.

Në të njëjtën periudhë, këtë sëmundje e kanë mposhtur 311 persona, derisa raste aktive me koronavirus janë 6,857.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prej 13 marsit të vitit të kaluar, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 65,065 persona të infektuar me koronavirus. Prej tyre 1,553 pacientë kanë vdekur.