Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se të shtunën janë regjistruar edhe 321 raste të reja me koronavirusin e ri.
“Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna e Prishtinës”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Sipas të dhënave, nga sëmundja COVID-19 që e shkakton koronavirusi i ri janë shëruar edhe 313 pacientë ndërsa raste aktive janë 6.721.
Që prej 13 marsit, 2020 e deri më 6 shkurt, 2021, Kosova ka regjistruar 62.009 raste me COVID-19. Prej tyre, 1.520 pacientë kanë vdekur dhe 53.768 persona janë shëruar.
Advertisement