Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka regjistruar të shtunën 292 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 2,833 mostrave në institucionet publike dhe ato private.

Në 24 orët e fundit, ky Institut ka regjistruar tri viktima të diagnostikuara me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (84 vjeç), Gjilan 1 rast (75 vjeç) dhe Rahovec 1 rast (83 vjeç)”, ka njoftuar IKSHPK.

Në të njëjtën periudhë, këtë sëmundje e kanë mposhtur 556 persona, derisa raste aktive me koronavirus janë 6,470.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prej 13 marsit të vitit të kaluar, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 65,982 persona të infektuar me koronavirus. Prej tyre 1,571 pacientë kanë vdekur.