
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar të premten se janë regjistruar edhe 14 viktima nga koronavirusi i ri në Kosovë.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 5 raste, Gjilan 1, Istog 1, Malishevë 1, Pejë 1, Prizren 1, Shtime 1, Suharekë 1, Viti 1, Vushtrri 1 rast“, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Bazuar në 1.468 mostra të testuara, me koronavirusin e ri janë regjistruar edhe 289 raste.
Sëmundjen e kanë mundur edhe 303 pacientë, ndërsa raste aktive janë 5.383.
Advertisement
Kosova regjistroi rastet e para me koronavirus më 13 mars, 2020. Që atëherë, deri më tani, janë regjistruar 57.317 të infektuar me koronavirus, prej të cilëve 1.447 kanë vdekur ndërsa 50.487 janë shëruar.