Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka regjistruar të dielën 398 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 2,996 mostrave në institucionet publike dhe ato private.
Në 24 orët e fundit, ky Institut ka regjistruar një viktimë të diagnostikuar me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi.
Viktima është nga Drenasi, 39 vjeç.
Në të njëjtën periudhë, këtë sëmundje e kanë mposhtur 228 persona, derisa raste aktive me koronavirus janë 6,639.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Prej 13 marsit të vitit të kaluar, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 66,380 persona të infektuar me koronavirus. Prej tyre 1,572 pacientë kanë vdekur.