Çomo: Një vit plot mund e dhimbje/ Kandidatët e PS në Tiranë rrëfejnë sfidat e tyre profesionale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çomo: Një vit plot mund e dhimbje/ Kandidatët e PS në Tiranë rrëfejnë sfidat e tyre profesionale

Erion Veliaj prezantoi këtë të martë panelin e dytë të kandidatëve të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit në Tiranë, konkretisht Najada Çomo, Alket Pëllumbi, Fidel Ylli, Plarent Ndreca, Romina Kuko e Halit Valteri.

 

Kryebashkiaku i Tiranës që drejton edhe fushatën e PS në këtë qark, ka zbuluar për secilin prej kandidateve të mësiperm sfidat që i kanë shoqëruar përgjatë rrugës së tyre profesionale, në familjen politike, ashtu sikurse edhe detaje ende të panjohura për publikun rreth jetës private, apo familjare.

 

Advertisement

Najada Çomo, e dyta në listën e Partisë Socialiste zbuloi momente që të gjithë mund t’i kemi imagjinuar por pakkush i ka përjetuar në spitalet Covid.

 

“Është e dhimbshme për ata që janë brenda, për ata që janë jashtë është e perceptuar dhimbshëm, sepse kur nuk e sheh fare, natyrisht mendon jo vetëm vuajtjen, por edhe mënyra si trajtohen ata njerëz, por me sinqeritet në kaq kohë sa jemi aty, atyre njerëzve përveç punës iu kemi ofruar edhe pjesën e dashurisë humane,” u shpreh Çomo.

 

Advertisement

Doktoresha e Infektivit shtoi se dashuria për pacientet nuk ka munguar edhe kur vetë ata kanë humbur njerëzit e dashur nga kjo sëmundje.

 

“Kolegeve tona u kanë ndërruar jetë prindërit në spital dhe u është dashur të jenë në punë përsëri të nesërmen, të pasnesërmen dhe t’u shërbejnë kujtdo,” tha më tej Çomo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy