Shtrenjtimin e karburantit, ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ia faturon ndryshimit të çmimeve në bursë.
Ministrja deklaroi se rritja parashikohet të vazhdoj edhe në gjashtë muajt e parë të këtij viti; ndërsa pritet të ketë efekte zinxhir. Sipas saj, fenomeni ka prekur gjithë botën dhe shkak është bërë rritja e çmimit të energjisë.
DELINA IBRAHIMAJ
AdvertisementMINISTRE E FINANCAVE DHE EKONOMISE
Në fakt tregu i monopolizuar nuk shfaq këto parametra. Çmimet e bursës dhe nënproduktet ka muaj që janë në rritje. Ka qe ne vitin 2020 që ka nisur një rritje, do të vazhdoj edhe për 6 muaj të tjerë. Shqipëria është pricetaker dhe jo maker. Detyrimisht do ketë rritje të çmimit të naftës.
Nga Bilishti, ku inspektoi një fasoneri, numri një i financave shpjegoi edhe faktin se pse Shqipëria ka çmimin më të lartë të naftës në rajon krahasuar me vendet e tjera.
Ne i kemi taksat brenda çmimit, ndersa vendet e tjera i mbledhin diku tjeter.
Advertisement
Një litër naftë në pikat e karburanteve në vend po shitet me 195 lekë. Çmim ky, që brenda pak muajve ka pësuar rritje me 10 lekë.