Kriza e çmimeve që ka përfshirë vendin do të jetë një fenomen i ndjeshëm për konsumatorët dhe ekonominë, por ai parashikohet të jetë kalimtar. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko thotë se tregjet pritet të stabilizohen vitin që vjen, dhe se shtrenjtimi më i fortë ka ardhur tek produktet ushqimore dhe ato energjetike.

 

“Në këndvështrimin makroekonomik, rritja e inflacionit pasqyroi goditjet që vijnë nga ambienti i huaj, si pasojë e rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Çmimet e lëndëve të para, të ushqimeve dhe të produkteve energjetike, kanë njohur një rritje të shpejtë gjatë muajve të fundit. Kjo rritje ka pasqyruar si rimëkëmbjen e kërkesës botërore, ashtu edhe vështirësitë që ka pasur rikthimi i ofertës në nivelet e parakrizës. Projeksionet aktuale flasin për një normalizim të situatës gjatë vitit të ardhshëm, duke sugjeruar se ndikimi i saj në çmimet finale të konsumit do të jetë i ndjeshëm, por kalimtar. Megjithatë, ecuria e çmimeve të produkteve energjetike dhe të lëndëve bazë vijon të mbetet në vëmendjen e bankave qendrore në të gjithë botën”, tha Sejko

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pavarësisht kësaj situatë, Këshilli Mbikëqyrës i Bankë së Shqipërisë vendosi të mos ndryshojë politikën monetare, duke mbajtur normën e interesit edhe këtë muaj në nivelin 0.5%. Por kreu i bankës tha se nëse kjo rritje çmimesh do të provohet e qëndrueshme banka mund të ndërhyjë në rritjen graduale të normës së interesit.

 

“Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se materializimi i pritjeve të skenarit bazë – i cili parashikon adoptimin e një kahu konsolidues të politikës fiskale, vijimin e rimëkëmbjes ekonomike dhe ndikime kalimtare në inflacion nga goditjet e ofertës – do të kërkonte fillimin e normalizimit gradual të politikës monetare gjatë tremujorëve në vijim. Ky normalizim do t’i shërbente respektimit të objektivit tonë të stabilitetit të çmimeve dhe qëndrueshmërisë së rritjes ekonomike në afatin e mesëm dhe të gjatë”, tha Sejko.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Gjatë muajit gusht, inflacioni arriti në 2.4 % ende larg objektivit të përcaktuar nga banka qëndrore. Por nëse do konkretizohet paralajmërimi i kryeministrit për rritje të mundshme të çmimit të energjisë elektrike, atëherë niveli i bazë i inflacionit parashikohet të kalojë kufirin e përcaktuar prej 3%.

 

 

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";