Urdhëri i kryeministrit Rama për të goditur të gjitha rastet e dëmtimit të prones publike sidomos në bregdet, ka future në aksion institucionet shteterore.
Policia e Durrësit në bashkëpunim me stacionin e policisë në Manzë kanë evidentuar një rast flagrant të ndertimit të paligjshëm dhe zaptimit të prones publike në Kepin e Rodonit.
Katër persona janë arrestuar pasi po ndërtonin në një hapësire të konsiderueshme në anë të detit në këtë zonë të bukur bregdetare.
Të arrestuar janë:Seliam Alla, administratori i një kompleksi në Kepin e Rodonit që po ndërtonte edhe objektin e paligjshëm, I cili akuzohet për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”, pasi është konstatuar duke ndërtuar dhe zaptuar hapësirën publike në pjesën e rërës buzë detit, pa lejen e organeve kompetente.
Po ashtu janë prangosur edhe Xhanfranko Bushi, Elton Likmeta nga Ishmi dhe Fatjon Manuka nga Manza dhe Florenc Doka nga Lushnja të cilët akuzohen për vepren penale “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm”, pasi ishin duke kryer punime të ndryshme në ambientet e këtij kompleksi.