“Çmendet” çmimi i druve të zjarrit në Dibër, 1 metërkub shkon deri në 7500 lekë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Çmendet” çmimi i druve të zjarrit në Dibër, 1 metërkub shkon deri në 7500 lekë

Ndryshe nga viti i kaluar këtë vit qytetarët e Peshkopisë po i marrin drutë e zjarrit për dimrin me dyfishin e çmimit.

 

Nëse vitin e kaluar një metërkub dru zjarri merrej me 3500 deri në 4 mijë lekë, këtë vit çmimi ka shkuar deri në 7500 lekë për metërkub.

 

Advertisement

Qytetarët e Peshkopisë shprehen se ata nuk lejohen nga policia dhe specialistët e pyjeve në Bashkinë Dibër t’i marrin privatisht, pasi i ka dhënë të drejtën një subjekti për tregtimin e druve të zjarrit. Vetë qytetarët shprehen se tek fusha e druve, një metërkub kushton deri në 75 mijë lekë të vjetra, duke e bërë çmimin të njëjtë me Tiranën

.

Por ndryshe nga qytetarët, administrator i subjektit që ka të drejtën e tregtimit të druve të zjarrit, Sali Vrenezi, thotë se një metërsterë e tregton me 5300 lekë të rinj dhe jo sa thonë qytetarët, me 7500 lekë të rinj. Vrenezi tregon se lëndën drusore e siguron në Librazhd dhe transporti deri në Peshkopi kushton shumë.

 

Advertisement

 

Shumë bashki kanë krijuar ndërmarrjet e prodhimit të druve të zjarrit me të cilat furnizojnë institucionet shtetërore dhe qytetarët, por Bashkia Dibër ka zgjedhur që këtë tjua japë të tretëve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy