Zgjatja e orës policore deri në 22:00 në mbrëmje është një lajm i mirë për sektorin e bareve, pasi prej pesë muajsh kufizimet eliminuan vaktin e darkës në restorant. Ky sektor ka qenë ndër më të penalizuarit, ndaj rikthimi i punës me kohë të plotë do të shërbejë për të rikuperuar humbjet e shkaktuara
“Më në fund ne do të ndezim dritat e lokalit, pasi deri më tani vakti i mbrëmjes ka qenë i eliminuar, ndaj për ne është një tentativë për t’u rikthyer në normalitet”, shprehet Armando Plepi, administrator restoranti në Tiranë.
“Për ne është një lajm i mirë se ora policore deri në 20:00 ishte një turn i dytë i cenuar, ndaj ne prisnim që tani të rritet puna dhe të rikuperojnë kohën e humbur”, thotë Idriz Shehu, punonjës në restorant në kryeqytet.
Tashmë virusi është bërë pjesë e përditshmërisë, ndaj dhe qytetarët nuk kanë qenë hezitues për të kaluar disa orë në restorante, por ata i ka penalizuar ora policore.
“Ne do të ishim më të kënaqur që kufizimet të hiqeshin fare dhe të rikthemi në normalitet, jo vetëm ne por i gjithë zinxhiri i bizneseve që lidhen me restorantet.”
“Kërkesa jonë është që tani me ardhjen e verës të rinis normaliteti aq më teper që edhe procesi i vaksinimit po ecën mirë ndaj dhe qytetarët nuk do të hezitojnë të kalojnë disa orë në restorante.”
Advertisement
Baret dhe restorantet ishin të fundit që u hapën së bashku me transportin, pas masave izoluese të pandemisë një vit më parë.
Ndërsa kufizimet vijuan përgjatë gjithë vitit, pasi ora policore në dimër u vendos në orën 20:00 të mbrëmjes, duke cenuar aktivitetin e normal të bareve dhe restoranteve.