Hendeku në lirinë e udhëtimit është më i madhi në dekada dhe pabarazitë në aksesin e vaksinimit midis vendeve mund ta përkeqësojnë situatën edhe më keq, thotë një raport i ri.
Indeksi i Pasaportave Henley, i cili ka monitoruar rregullisht pasaportat më miqësore në botë që nga viti 2006, ka lëshuar renditjen dhe analizën e tij më të fundit.
Meqenëse indeksi nuk merr parasysh kufizimet e përkohshme, Japonia është edhe një herë në krye të listës, me pasaportën e saj që ofron hyrje pa viza ose viza në mbërritje në 193 destinacione nëpër botë.
Pashaportat më të fuqishme në botë:
Japonia (193 destinacione)
Singapori (192)
Gjermania, Koreja e Jugut (191)
Finlanda, Italia, Luksemburgu, Spanja (190)
Austri, Danimarkë (189)
Franca, Irlanda, Holanda, Portugalia, Suedia (188)
Belgjika, Zelanda e Re, Zvicra, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara (187)
Republika Çeke, Greqia, Malta, Norvegjia (186)
Australia, Kanada (185)
Hungaria, Lituania, Polonia, Sllovakia (183)
Pasaportat më pak të fuqishme në botë:
Koreja e Veriut (39 destinacione)
Nepal (38)
Territoret palestineze (37)
Somali (34)
Jemen (33)
Pakistan (32)
Siria (29)
Irak (28)
Afganistan (26)