
Një çift të moshuarish janë gjendur pa shenja jete në banesën e tyre në Rrapëz të Lushnjes.
Policia bën me dije se shtetasit L. K., 90 vjeç dhe Q. K., 81 vjeçe dyshohet se kanë ndërruar jetë për shkak të asfiksisë nga gazi.
Advertisement
Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:40, në fshatin Rrapëz, Lushnjë, janë gjetur në banesën e tyre, pa shenja jete, shtetasit L. K., 90 vjeç dhe Q. K., 81 vjeçe, të cilët dyshohet se kanë ndërruar jetë për shkak të asfiksisë nga gazi.
AdvertisementGrupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.