Çfarë po ndodh në marrëdhëniet mes Rusisë dhe shqiptarëve?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Çfarë po ndodh në marrëdhëniet mes Rusisë dhe shqiptarëve?

Moska nuk e ka lënë në heshtje deklaratën e Ramush Haradinajt në lidhje me një referendum për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, nëse nuk do të ketë një avancim të vendit drejt BE-së. Ministria e Jashtme e Rusisë u përgjigj me një deklaratë zyrtare, të cilës i bëri jehonë edhe Ambasada ruse në Shqipëri.

“Këtu po bëhet fjalë për një provokim të radhës, të implikuar në ideologjinë e Shqipërisë së Madhe, e cila kohët e fundit ka përparuar gjithnjë e më intensivisht në rajon dhe kërcënon drejtpërdrejt integritetin territorial të shteteve të Ballkanit. Shantazhi politik është i papranueshëm dhe pikërisht kështu duhet të interpretohet fjalimi i Ramush Haradinajit, i cili me lehtësi propozon të rishikojë në mënyrë arbitrare kufijtë në Ballkan”.

Por pas deklaratës së Ministris së Jashtme të Rusisë, një grup të rinjsh protestuan këtë të dielë në Tiranë, kundër këtyre deklaratave. Një nga këta student ishte dhe Klei Lamcaj, i cili shprehu idet dhe qëndrimet e tijë përsa i përket këtyre deklaratave dhe si ndikon kjo protestë në qëndrimin e tyre.

Kush jeni dhe çfarë përfaqësoni?

Advertisement

Ne jemi një grup të rinjsh të cilët me të drejtën tonë u ngritëm për të protestuar kundër deklaratave të pa matura nga Ministria Jashtme e Rusisë e që më pas, në mënyrë flagrante përcillet nga ambasada e Rusisë në Tiranë, pikërisht në kohën kur Shqipëria dhe Kosova janë në prag të zgjedhjeve elektorale. Ambasada ruse, besojmë se ka zgjedhur këtë moment për publikimin e kësaj deklarate, pasi ka dashur të mënjanojë kundërshtitë që do të hasnin ndaj kësaj deklarate nga aktorët politikë tëShqipërisë dhe Kosovës.

Çfarë kërkoni të arrini me këtë protestë? Cili ishte qëllimi i kësaj proteste?

Kjo e sotmja, ishte një protestë modeste, për shkak dhe të masave kufizuese kundër përhapjes së Covid. Protesta e sotme ishte një shkëndijë për t’i bërë thirrje diplomacisë ruse të heshtë me deklarata të tilla anti shqiptare.

Në parullat tuaja përmenden dhe bursat e ofruara nga Qeveria ruse për studentët shqiptarë. Pse i cilësoni si të pavlera?

Advertisement

Ambasada ruse, në të gjitha daljet televizive flet për miqësinë e mirë të popujve tanë, për ndihmë reciproke, respektim të drejtës ndërkombëtare, josh rininë shqiptare me bursa të pavlera, ndërsa në anën tjetër sulmon të drejtën e shqiptarëve për të zgjedhur rrugën e tyre drejt bashkimit kombëtar dhe në mënyrë flagrante e cilëson Kosovën si pseudo-shtet. Ambasada ruse, apo Ministria e Jashtme ruse mendojnë se do na e mbyllin gojën me disa bursa studimi, por janë gabuar në llogaritë e tyre, pasi shqiptari asnjëherë nuk vendos interesat e tij personale para aty kombëtare.

Gjithashtu, shoh që në pankartat tuaj cilësohet se Kosova nuk është Krimea. Çfarë nënkupton kjo parullë?

Qeveria ruse, pas aneksimit të gadishullit të Krimesë, e cilësoi si të drejtën e popullatës vendase për të zgjedhur të ardhmen e tyre, nëse kishin dëshirë të vazhdonin të ishin pjesë e Ukrainës, apo e Rusisë. Nuk mori parasysh dialogun Kyiv dhe Krimea, por e mbështeti me të gjitha mjetet e nevojshme ndarjen e Krimesë e më pas aneksinim e këtij gadishulli në shkelje të plotë dhe flagrante të drejtës ndërkombëtare. Qeveria ruse shpesh herë e ka cilësuar Kosovën si ekuivalente të Krimesë, por ata gabojnë qëllimisht për të fshehur qëllimet e tyre keqdashëse ndaj popullit shqiptar. Të tilla deklarata jo vetëm që nuk i vijnë në ndihmë qetësisë dhe stabilitetit në gadishullin e Ballkanit, por në mënyrë të qëllimshme nxisin përplasje etnike, të cilat i vijnë për shtat Rusisë. Pra, ajo që duam ti përcjellim politikës Ruse, është se Kosova dhe Krimea të vetme të përbashkët që kanë, është padrejtësia që u është bërë atyre, Kosovës nga forcat serbe dhe Krimesë nga forcat ruse.

Mendoni se deklarata e Ministrisë së Jashtme të Rusisë është ndërhyrje në çështjet e brendshme të Shqipërisë dhe Kosovës?

Advertisement

Pa diskutim që po.

Planifikoni aksione të tjera në mbrojtje të interesave kombëtare?

Absolutisht që po. Grupi ynë i cili, me vet financim dhe vullnet për mbrojtjen e çështjes kombëtare ka qenë në kontakte të vazhdueshme me grupime apo organizata të tjera patriotike nga të cilat kemi marrë mbështetjen e plotë për aksione të mëtejshme të përbashkëta, për të bërë që zëri i shqiptarëve të dëgjohetanë e mban dhe për të dalë në mbrojtje të interesave tona kombëtare.

Pse mendoni se kanë heshtur Mediat në këtë rast?

Advertisement

Do të ishte fatkeqësi për kombin shqiptar nëse këto Media do të ishin të kapura nga linjat sllave dhe ti shërbenin një padroni tjetër, dhe jo Shqipërisë e çështjes kombëtare. Pra, as nuk duam ta imagjinojmë këtë skenar. Arsyet më mirë se kush do tjetër i di Media e cila pavarësisht gatishmërisë që tregoi për ta ndjekur në kohë reale këtë protestë, e cilësoi mesa duket si një protestë të pa vlerë.

Cili është mesazhi që dëshironi t’i përcillni shqiptarëve?

Mesazhi është i qartë dhe i thjeshtë. Askush më mirë se sa ne shqipëtarët, nuk i njeh vuajtjet dhe padrejtësitë të bëra ndaj trojeve tona. Qëllimi ynëështë ti bëjmë thirrje rinisë shqiptare të bëhemi një dhe zëri ynë në mbrojtje tëinteresave kombëtare të lartësohet jo vetëm në rajon por edhe më gjërë. Zëri ynë, është i vetmi i cili, mund të stepë pseudo-diplomacinë ruse apo të kujdo pseudo-diplomacie tjetër që bien  dhe ti ndalojë këto pseudo-deklarata.

Përgatiti Armela Toska

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy