Gabriel Esobar i dërguari SHBA për Ballkanin Perëndimor ka komentuar për herë të parë çështjen McGonigal.
Escobar në një komunikim me gazetarët ka thënë se marrëdhënia Shqipëri- SHBA nuk është dëmtuar aspak prej çeshtjes McGonigal pasi kjo mbetet për tu hetuar nga FBI, madje ka shtuar se Shqipëria ka ndihmuar shumë gjatë Këshillit të sigurimit .
Advertisement
“Shqipëria është aleate e NATOS dhe pjesë e këshillit të sigurimit, çështja MC Gonigal, nuk e ka dëmtuar aspak marrëdhënien tonë të mirë me Shqipërinë. Shqipëria na ka ndihmuar shumë përgjatë Këshillit të sigurimit. Megjithatë nuk dua të komentoj shumë McGonigal pasi është çështje që i takon FBI. DASH nuk është pjesë e atyre hetimeve”, tha Escobar, në një bashkëbisedim virtual me gazetarë.