Sali Berisha deklaron se Edi Rama heshti për skandalin me “McGonigal” pasi një gjë të tillë ia kërkoi Yuri Kim.
Berisha tha se çështja McGonigal është një skandal ndërkombëtar, ndërsa dënoi qëndrimin e ambasadores amerikane, Yuri Kim.
“Jam sot këtu për të denoncuar para shqiptarëve dhe opinionit publik ndërkombëtar, kodin e heshtjes që po aplikojnë disa persona ndaj ngjarjes që ka tronditur thellë opinionin publik të SHBA, Shqipërisë, Europës dhe mbarë vendeve të lira.
Afera Edi Rama-McGonigal është një nga aferat më të shëmtuara, është një akt të cilin mund ta ndërmerrnin Enver Hoxha, Spiro Koleka, Kim Jong-un dhe vetëm ata.
AdvertisementËshtë një akt që kurrë një kryeministër i një vendi partner, nuk mund t’i lejonte vetes të ndërmerrte ndaj SHBA, vendit më kryesor në sigurinë e paqes, në hapësirën euroatlantike dhe në botë.
Ndaj kësaj ngjarje tronditëse, Edi Rama u zhduk pesë ditë me kodin absolut të heshtjes.
AdvertisementEdi Rama nuk foli një fjalë, u sëmur nga gripi diplomatik, burime të tjera thonë se fluturoi jashtë vendit, por një gjë është e sigurtë; 5 ditë me radhë, në një kohë kur të gjitha mediat e botës lakonin për zi emrin e tij, për fat të keq dhe të Shqipërisë, që kishte përdorur një ish-oficer të sigurimit të shtetit për të korruptuar njeriun më të jashtëzakonshëm të agjencisë më të fuqishme të planetit, shefin e kundërinteligjencës së FBI-së, Charles McGonigal.
Edi Rama hesht si kurrë ndonjëherë në jetën e tij. Burime plotësisht të besueshme më kanë informuar se në heshtjen e Edi Ramës, një rol të veçantë ka guvernatorja Yuri Kim. E cila i ka kërkuar atij të mos bëjë asnjë deklaratë.
AdvertisementPo këto burime informojnë se, deklarata qesharake e Edi Ramës për të përgënjeshtruar miqësinë e tij me McGonigal, të cilin edhe mediat më të mëdha amerikane po e tallin, ka qenë një këshillë e guvernatores“, deklaroi Berisha.